Lajme

Akuzat e Abazit, deklarohet Dejona Mihali

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 16 February 2023

Ishte deputeti i LVV-së, Haki Abazi i cili përmes një konference për media tha sot se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti.

“Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi sot.

Por, si i komenton Dejona Mihali deklaratat e Abazit sot?

-Advertisement-

Në një përgjigje për Insajderin, Mihali tha se nuk është në dijeni për deklaratën e Abazit dhe se aktualisht është në takim.

“Jo, nuk i kam parë deklaratat, jam në një takim për momentin, kështu që juve punë të mbarë“, tha shkurt Mihali

Por, kush është Mihali?

Ani pse Dejona Mihali është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në web-faqen zyrtare të kësaj partie nuk gjendet biografia e saj, për dallim nga zyrtarët tjerë të VV’së. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘.

Për Dejona Mihalin dihet shumë pak. Ajo ka shmangur daljen para kamerave dhe angazhimin publik në Kosovë.

Ishte vera e vitit 2016, kur Policia e Kosovës ndaloi Dejona Mihalin të hynte në Kosovë. Ajo ishte ndaluar në pikën kufitare në Morinë, dhe nuk ishte lejuar që të futej brenda territorit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera