Rozë

Aktorja kosovare, Shpend Ahmetit: Mos na e ofendo intelegjencën me autobusët

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 17 October 2017

Aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi, ka komentuar Kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahemtin, për disa nga deklarimet e tij dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Agushi në reagim në llogarinë e saj të facebook, ka kritikuar Ahmetin i cili pretendon edhe një mandat tjetër për qeverisjen e kryeqytetit, duke thënë se diskutimet e tij rreth çështjes së realizimit të projektit të autobusëve të trafikut urban, janë lloj i ofendimit të intelegjencës, transmeton Klan Kosova.

”Akoma me autobusa z. Kryetar ? Ti vërtetë ke studiu ne Harward , por të lutem mos na e ofendo intelegjencen kaq shumë !
P.S .
Jam mundu me u përmbajtë gjatë kësaj fushate po bash m’kërsiti kur po dëgjoj tu u folë për autobusa katër vite dhe po vazhdon!”, ka përfunduar  Agushi, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Agushi është pjesë e shumë filmave shqiptar ndërsa ishte pjesë edhe e filmir ”Shok” i nominuar për çmimin Oscar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera