Aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, akuzohet se vrau djalin nga pakujdesia
Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 12 October 2021
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, tani të ndjerit Albert Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Skender Krasniqi po akuzohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.
Ndryshe, Skender Krasniqi dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, dhe si pasojë e plagëve të marra Albert Krasniqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Dy ditë pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skender Krasniqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”.
Ndërkaq vëllai i Skenderit, Ismet Krasniqi kishte thënë se arma të cilën e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.
“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble një allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka vra me një plumb”, kishte thënë para mediave.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...