Lajme

Aksioni në zonën e Ujmanit, rrënohet një hotel pa leje

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 30 July 2026

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku është rrethuar me shirit sigurie  hoteli “Jezero”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është duke asistuar në këtë aksion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.

-Advertisement-

Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja pretendon se është uzurpuar.

Në zonën e Ujmanit janë parë të angazhuar punonjës të “Ibër-Lepencit” dhe zyrtarë policorë, ndërsa objekti është rrethuar me shirit sigurie.

Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” kishte njoftuar më herët për kërkesën për lirimin e pronës, duke pretenduar se bëhet fjalë për shfrytëzim të paautorizuar të saj.

“SPAR” tashmë zyrtarisht në Maqedoni! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy