Aksion i ATK-së pas raportimeve në Portalin INFOKUSI për lojërat e fatit afër shkollave

Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 12 May 2017
Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim –licencë përkatëse të ATK-së.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat janë të pa licensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10, 000 euro.
Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Potali INFOKUSI para pak ditësh ka raportuar se në në një distancë prej rreth 300 metrash larg Shkollës ‘Mihal Grameno’ në Fushë-Kosovë kanë vërshuar bizneset e lojërave të fatit, ndonëse kjo veprimtari është në kundërshtim të plotë me Ligjin për këto lojëra.
Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.
ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit,mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800. /INFOKUSI
Lojërat e fatit afër Shkollës, ATK ‘mbyllë sytë’! (FOTO)
Në një distancë prej rreth 300 metrash larg Shkollës ‘Mihal Grameno’ në Fushë-Kosovë kanë vërshuar bizneset e lojërave të fatit, ndonëse kjo veprimtari është në kundërshtim të plotë me Ligjin për këto lojëra.
Portali ‘Infokusi’ ka siguruar disa foto ku shihen bizneset e ndryshme të lojërave të fatit (kazinotë, bastoret sportive), të cilat janë rreth 300 metra larg Shkollës Fillore ‘Mihal Grameno’ në Fushë-Kosovë.
Ligji për lojërat e fatit i Republikës së Kosovës, përkatësisht, neni 60 i këtij ligji në pikën 1.7 thotë se objekti i lojërave të fatit nuk guxon të gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, më së paku 1.5 km, të objekteve edukativo-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.
Por, pronarët e këtyre bizneseve vazhdimisht po e shkelin këtë Ligj, ndërsa Adminustrrata Tatimore e Kosovës (ATK) po i ‘mbyllë sytë’ karshi kësaj veprimtarie ilegale biznesore, duke mos i detyruar të mbyllen këto dyqane, apo të zhvendosen në distancën e përcaktuar me Ligj.
Banorët e zonës afër Shkollës ‘Mihal Grameno’ kanë thënë për portalin ‘Infokusi’ se shumë biznese të tilla të lojërave të fatit tashmë janë hapur në këto zonë. Madje ata bëjnë të ditur se frekuentues të këtyre bizneseve(bastoreve, kazinove) janë edhe të miturit! /INFOKUSI.COM

Të tjera
-
Përurohet Xhamia e Çarshisë në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade son...
-
Zelensky uron Ramazanin: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët pafe
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar besimtarët muslimanë me r...
-
Tahiri: Sonte vdiqën parimet dhe premtimet e Kurtit, ngushëllime
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se sonte kanë vdekur të ...
-
Therje me thikë në qendër të Pejës, pamje nga ngjarja
Një rrahje në të cilën janë përfshirë disa personave, ka ndodhur sonte në orë...
-
Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre
Gazetari Parim Olluri,ka komentuar dy vjetorin e marrjes së qeverisjes së ven...
-
Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albi...
-
Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve NIKE, Adidas dhe Diesel
Kosova konsiderohet si një nga vendet me tregun me të lirë të punëtoreve në r...
-
Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon
Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, d...
-
Jusuf Thaçi i ashpër me Kurtin: Prej sonte kjo qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin
Jusuf Thaçi, analist, ka shkruar një status pas intervistës së kryeministrit ...
-
Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, ...
-
Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për ...
-
Kurti: Marrëveshja është njohje de-fakto nga Serbia
Kryeministri Kurti u shpreh se sa i përket tekstit dhe negociatave të këtij d...