Lajme

Aksidentohet aktori i njohur, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 25 April 2022

Aktori i njohur, Jared Padalecki, ka pësuar një aksident të frikshëm me makinë këtë të diel, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Lajmin e aksidentit e ka bërë të ditur miku i tij, Jensen Ackles, i cili i ftuar ishte në një kongres të “Supernatural”.

“[Padalecki] ju dërgon dashurinë e tij. Unë fola me të dje. Ai është i trishtuar që nuk mund të jetë këtu”, iu tha ai fansave.

Jensen shtoi më pas se Jared është në gjendje të mirë shëndetësore, duke ndarë edhe disa detaje nga aksidenti.

-Advertisement-

“Ai pësoi një aksident shumë të frikshëm me makinë”, tha Jensen, i cili më pas u shpreh: “Ai nuk ishte duke vozitur. Ishte në sediljen e pasagjerit dhe është me fat që është gjallë”.

Ai shtoi, “Ai jastëk ajri e shpëtoi. Ai tha: ‘Më duket sikur kam bërë 12 raunde me Tyson’. Por ai po shkon mirë, dhe ai po lëviz përreth. Por po, [ishte një] aksident me makinë vërtet, vërtet i frikshëm. Thjesht mbajeni atë në mendimet tuaja, dërgojini atij pak dashuri nëse keni një shans në rrjetet sociale dhe ai do të kthehet me ne së shpejti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera