Lajme

Aksidenti tragjik në Greqi, Shqipëria shpall të dielën ditë zie

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 02 March 2023

Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit që ndodhi të martën pranë Larisas në Greqi.

Sipas mediave ndërkombëtare numri i tyre edhe mund të rritet si pasojë e gjendjes së rëndë të disa të plagosurve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se e diela do të jetë ditë zie në nderim të gjithë viktimave nga ky aksident tragjik.

-Advertisement-

Mes tjerash, Rama, ditën e zisë e ndërlidhi edhe me tragjedinë e djeshme në Tiranë ku u vranë tri gra e u plagosën tri të tjera nga i njëjti autor.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”.

“Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”, ka shkruar Rama në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera