Lajme

Aksidentet në autostradë, Rama-Bashës: Të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi, pikë

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 15 June 2026

Debati mes ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, është ashpërsuar edhe më tej pas deklaratave për projektin prej 4.67 milionë eurosh në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Pasi Basha reagoi ndaj kritikave të Ramës, duke thënë se nuk bëhet fjalë për “largim dheu”, por për rehabilitim të plotë të shpateve në tri segmente të autostradës, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e kryetarit të Prishtinës.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ka hedhur poshtë sqarimet e ministrit në detyrë, duke e akuzuar atë për paaftësi dhe manipulim.

-Advertisement-

“Dimal Basha, jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.

Polemika nisi pasi Rama kritikoi Ministrinë e Infrastrukturës për ndarjen e 4.67 milionë eurove për ndërhyrje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa Basha reagoi duke sqaruar se fondet janë të dedikuara për rehabilitimin e plotë të shpateve dhe jo vetëm për largimin e dheut.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se projekti përfshin sanimin e rrëshqitjeve të dheut në tri lokacione të ndryshme përgjatë autostradës, me një vlerë totale prej 4,673,997.88 eurosh, me synim rritjen e sigurisë së trafikut dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

Përplasja mes dy zyrtarëve vjen në kohën kur opinioni publik po diskuton për gjendjen e sigurisë në këtë aks rrugor, pas aksidentit tragjik të ndodhur gjatë fundjavës.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy