Lajme

Aksident tragjik në Malishevë: Vdes një person, ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 11 September 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ngucat të Malishevës, ku një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Lajmin për e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

‘’Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore”, tha Krasniqi, Gazeta Blic.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy