Lajme

Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 29 March 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në magjistralen Kërçovë-Ohër, ku ka mbetur të vdekur tre të rinj nga Kërçova dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë.

Aksidenti është shkaktuar nga automjeti me pasagjerë “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll, i cili ka dalë në korsinë e kundërt dhe është përplasur me veturën “Peugeot” i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër.

-Advertisement-

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera