Lajme

Aksident në Shëngjin, makina bie kanalin e mbushur me ujë, 4 vajza në spital

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 20 August 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ishull Shëngjin, ku një makinë ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë, për pasojë janë dërguar në spital katër vajzat që ndodheshin brenda.

Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka rënë në kanal. Katër vajzat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të bllokuara dhe më pas janë nxjerrë jashtë nga banorët e zonës, të cilët u kanë shpëtuar jetën, pasi makina ishte mbuluar nga uji.

Pas nxjerrjes nga automjeti ato janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore dhe deri më tani nuk dihet gjendja e tyre. /TCH/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera