Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, pl*goset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 30 March 2024

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Milotit, në Rrugën e Kombit.

Sipas mediave në Shqipëri, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet të jenë plagosur 5 persona, mes të cilëve 2 fëmijë.

-Advertisement-

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera