Lajme

Aksident në Lapushnik, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 21 December 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në fshatin Lapushnik, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Arlida Rexhepi-Gërxhaliu.

Ajo tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

-Advertisement-

“Ju informojmë se me datë 21.12.2022 në orët e mëngjesit në rrugën nacionale “Prishtinë – Pejë”, në fshatin Llapushnik ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me tabela vendore.  Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia për Kontrollin e Autostradave”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera