Lajme

Aksident në fshatin Topanicë të Kamenicës, lëndohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 29 August 2022

Pasditen e së hënës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Topanicë në Kamenicë, ku janë lënduar gjashtë persona, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se personat e lënduar menjëherë kanë pranuar ndihmën e parë dhe janë liruar për në shtëpi.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më  29.08.2022 rreth orës 15:50 në dalje të fshatit Topanicë  komuna Kamenicë është  shkaktuar aksident trafiku në mes të dy veture  , me tabela vendore.  Me këtë rast si pasoj e aksidentit lëndime të leta trupore pësojnë gjashtë përsona që gjendeshin në të dy veturat. Pas marrjes së ndihmës së shpejt lirohen të gjithë në shtëpi. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, ka thënë Hashani./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera