Lajme

Aksident mes dy veturave në Fushë-Kosovë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 19 November 2022

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera