Lajme

Aksident mes dy veturave dhe autobusit në Podujevë, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 04 July 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një autobus.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se të lënduarit kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Borovci.

“Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera