Lajme

Aksident mes ambulancës dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 11 September 2026

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy