Lajme

Aksident i rëndë tek “Rruga C” – Pesë vetura të përfshira dhe dy këmbësor

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 14 May 2023

3 persona kanë përfunduar të lënduar në aksidentin e trafikut në “Rrugën C” në Prishtinë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 21:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se tre persona kanë pësuar lëndime. Por në aksident ishin të përfshirë pesë vetura.

-Advertisement-

”Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera