Lajme

Aksident i rëndë në Shqipëri, 5 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 11 July 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë-Peqin pranë fshatit Sinaballaj.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, shkruan vizionplus.tv,

Tre prej të lënduarve janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy