Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, përfundojnë në spital tre persona

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 26 October 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “1 Tetori”, në Prishtinë ku si pasojë janë lënduar tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 12:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “1 Tetori” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera