Aksident i rëndë në Mirditë, 16-vjeçari merr veturën pa leje – lëndohen 6 kushërinjtë e mitur
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 11 July 2026
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Katër të miturit e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Të plagosurit morën fillimisht ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportuan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.
Sipas të dhënave të deritanishme, të gjashtë të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, 16-vjeçari është proceduar në përputhje me ligjin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes. /Tch/

T� tjera
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
































