AKP-ja shpërndan 2. 8 milionë euro për 3960 punëtorë të 28 ndërmarrjeve shoqërore
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 16 Qershor 2017
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka realizuar shpërndarjen e një shume prej 2.8 milionë euro nga pjesa e 20 %-it të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.
Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrje shoqërore. Shuma e fondeve që ka kaluar nëpër procedura të shpërndarjes kësaj radhe është € 2 milionë e 861 mijë e 284 euro. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 3960 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.
Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).
Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.
(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 28 NSh-ve, shumën e fondeve të shpërndara dhe numrin e punëtorëve përfitues).
| Nr. | Emri i NSh-së | |||
| Zyra rajonale | Numri I punëtorëve | Shuma e shpërndarë | ||
| 1 | Kosovatrans Prizren | Prizren | 129 | € 7,160.96 |
| 2 | Kualiteti | Gjilan | 113 | € 154,487.01 |
| 3 | Marketing eksport | Prishtinë | 48 | € 220,175.34 |
| 4 | Fabrika për prodhimtarinë e destinuar-Zastava | Pejë | 128 | € 14,152.54 |
| 5 | Artizanati | Prizren | 35 | € 10,298.40 |
| 6 | Theranda | Prizren | 76 | € 45,100.48 |
| 7 | KB Kosova Lipjan | Prishtinë | 45 | € 321,492.12 |
| 8 | Pasuria Bujqësore | Gjilan | 51 | € 93,644.63 |
| 9 | Ferma e derrave- Miradi e Epërme | Prishtinë | 13 | € 21,830.40 |
| 10 | Lavërtari -Blegtori | Prishtinë | 48 | € 5,236.80 |
| 11 | Qumështorja Konzume | Prishtinë | 35 | € 11,596.51 |
| 12 | KB Komorani | Prishtinë | 15 | € 11,018.70 |
| 13 | Mustaf Goga | Gjilan | 134 | € 42,371.72 |
| 14 | Dardania | Prizren | 65 | € 45,183.51 |
| 15 | Fabrika e ngjyrave-Extra | Mitrovicë | 51 | € 239,407.49 |
| 16 | Fertrans Ferizaj | Gjilan | 33 | € 41,495.80 |
| 17 | Jugobanka | Mitrovicë | 157 | € 207,183.17 |
| 18 | Metamb | Prishtinë | 55 | € 139,565.77 |
| 19 | KB Liria Bardhosh | Prishtinë | 46 | € 331,292.53 |
| 20 | Malishgan | Pejë | 129 | € 119,199.65 |
| 21 | Ballkan | Prizren | 1454 | € 145,427.42 |
| 22 | Urata | Prishtinë | 444 | € 407,591.87 |
| 23 | Fabrika e pompave me piston | Pejë | 120 | € 8,058.46 |
| 24 | Mulliri Fushë Kosovë | Prishtinë | 1 | € 3,955.33 |
| 25 | Rilindja | Prishtinë | 68 | € 28,029.09 |
| 26 | Mekanizimi | Prishtinë | 73 | € 42,222.20 |
| 27 | NBI Suhareka | Prizren | 240 | € 121,148.00 |
| 28 | Plantacioni Ferizaj | Gjilan | 60 | € 22,958.40 |
| Total | 3,960 | € 2,861,284.30 | ||

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































