Lajme

AKK nisë hetimin për rritjen e çmimit të maskave

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 26 February 2020

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritit Kosovar të Konkurrencës  ka reaguar pas raportimit për rritjen e çmimit të maskave në Kosovë.

Perstreshi ka thënë se “Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës”.

E sipas tij nëse të gjithë furnizuesit e maskave janë marrë vesh për rritjen e çmimit atëherë AKK do të nisë menjëherë hetimet e këtij fenomeni./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Ky është reagimi i plotë:

Rreth ngritjes se Çmimit të Maskave

Koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njejtë. Nëse furnizimi është konstant apo i njejtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë.

.(MIKRO)

POR

Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëhere Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni.

Fiksimi i cmimit, u’a pa-mundëson konsumtarëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera