Ekonomi

Ajri vdekjeprurës që mbyt 400 mijë njerëz çdo vit

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 15 October 2018

Ajri që thithni në Evropë, mund të jetë vdekjeprurës për ju. Në fakt, ajri i ndotur është duke shkaktuar rreth 400 mijë vdekje të parakohshme çdo vit në Evropë.

Përveç kësaj, ka pasoja që lidhen me shpenzimet e shëndetit, shpenzime që mund të arrijnë deri në miliarda euro.

Cilësia e dobët e ajrit në vendet e përparuara si në shtetet evropiane është një krizë e fshehur shëndetësore, e cila ka ardhur si pasojë e disa faktorëve, dhe tani është shndërruar në sfidën më të madhe mjedisore të kontinentit, përcjell KosovaPress. Gjykata evropiane e auditorëve raporton se shëndeti i njeriut ende nuk është i mbrojtur nga ky rrezik.

-Advertisement-

Standardet e cilësisë se ajrit në Evropë janë përcaktuar pra 20 vitesh. Mirëpo, megjithatë ato ende nuk janë zbatuar nga të gjitha vendet përgjatë Evropës. Ai që shihet si ajër i pastër në Poloni, shihet si gjendje e papranueshme në Belgjikë. Ndoshta, më e keqja është se edhe kur këto standard zbatohen, standardet evropiane të ajrit janë shumë më të ulëta se ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, çdo vit rreth 2 milionë njerëz vdesin anë e kënd botës për shkak të ndotjes së ajrit.

Cilësia e ajrit në Londër është shumë e keqe momentalisht, aq e keqe saqë në fund të janarit të vitit 2018, qyteti vetëm se ka arritur limitin e ndotjes së gjithë vitit. Në Evropë po kërkohet më shumë aksion për këtë problem, mirëpo një gjë e tillë duket se po mbetet sfidë e madhe, si për politikën, ashtu edhe për individët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera