Ahengu me armë në Skenderaj: Babai dyshohet se ia dha pistoletën 16-vjeçarit për të shtënë, Policia bastis shtëpinë
Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 30 July 2026
Një aheng familjar në fshatin Kozhicë të Skenderajt është shndërruar në objekt hetimi policor, pasi të shtënat me armë zjarri gjatë festës çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar, babë e bir.
Sinjali mëson se të dyshuarit janë Faik Beqiri, rreth 47 vjeç, dhe djali i tij, E. Beqiri, rreth 16 vjeç.
Ngjarja kishte ndodhur më 26 korrik, rreth orës 21:20, kur Policia u njoftua për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në rrugën “Halim Brahimi” në fshatin Kozhicë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, pronari i shtëpisë kishte pranuar se gjatë ahengut ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitë policore dhe Krim-Teknika sekuestruan gjithsej 46 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, përfshirë 35 gëzhoja të armës me gaz (9 mm), 3 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm TT, 3 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 8 mm. Këto prova ngritën dyshime se gjatë ahengut ishin përdorur më shumë se një armë.
Hetimet vijuan edhe pas ngjarjes, ndërsa më 29 korrik, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia realizoi bastisje në një shtëpi në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt.
Gjatë bastisjes u sekuestrua një armë e shkurtër me gaz, për të cilën dyshohet se ishte përdorur gjatë ahengut. Sipas dyshimeve të hetuesve, arma i përkiste Faik Beqirit, i cili dyshohet se ia kishte dhënë djalit të tij 16-vjeçar, E. Beqirit, për ta përdorur gjatë festës familjare.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...



































