Lajme

Agron Demi pas pakos së re nga qeveria: Përse me i fut të gjithë me një thes?

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 12 April 2022

Agron Ademi nga instituti GAP, ka reaguar pas prezantimit të pakos së re për shtesat me nga 100 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se nëse qeveria e ka për synim me i ndihmu grupeve të caktuara shoqërore pse duhet me i fut të gjithë në një thes.

“Nëse Qeveria ka synim me i ndihmu grupeve të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes? Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njejtë si studentat që banojnë në konvikte, si studentat që shkojnë në ligjerata me Range Rover?…”, ka shkruar Demi.

-Advertisement-

Ai poashtu shtoi se këto shtesa që do të iu ndahen në prill të gjithëve, përse nuk shkojnë në projekte zhvillimore.

“Përse këto së paku 70 milionë euro që do ju ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që munden me garantu punësim të qëndrueshëm, ose me to me i targetu atë 20% të popullsisë që jeton në varfëri, apo me më pak 1.85 euro në ditë?!”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera