Lajme

Agon Maliqi për takimin e sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel: Dialogu ka dështuar

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 26 June 2024

Pasditen e sotme në Bruksel, do të takohen pas një kohë të gjatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim, sipas analistit Agon Maliqi nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat. Sipas tij, sot dy liderëve do t’u jepet mundësia që t’i shesin përralla patriotike publikut në shtetet e tyre.

“Brukseli sot është nikoqir i takimit të radhës Kurti-Vuçiq, ku secili i fiton atë që e do. Brukseli e ka mundësinë të duket sikur ka proces dialogu, edhepse ai ka dështuar. Liderëve u jepet mundësia të shiten konstruktivë në arenën ndërkombëtare dhe t’i shesin përralla patriotike publikut në shtëpi. Dialogu i pafund është ushqyesi kryesor i autokracive”, ka theksuar Maliqi.

-Advertisement-

Takohet e sotme do të nisin nga ora 16:30.

Fillimisht, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, do të takohet me kryeministrin Kurti, kurse më pas me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera