Agon Maliqi pas vizitës në Uashington: Shqyrtimi i pranisë ushtarake në Kosovë ishte serioz, u ndal nga përkrahësit e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 29 July 2026
Analisti politik, Agon Maliqi, i cili është pjesë edhe e “Atlantic Council” në një shkrim në “S’bunker” ka paraqitur përshtypjet e tij pas një vizite disa ditore në Washington.
Maliqi ka thënë se rreziku për largimin e ushtrisë amerikane apo për zvogëlimin e numrit të tyre ka qenë një zhvillim shumë serioz, më shumë sesa që ishte raportuar në media, transmeton Express.
Maliqi ka thënë ajo kërkesë kishte ardhur nga majat e Pentagonit, ndërkohë që thotë se aktualisht një rrezik i tillë është shmangur, si rezultat i rezistencës brenda Administratës dhe kongresit. Megjithatë ai thotë se nuk dihet se për sa kohë.
“Nga disa burime të mirëinformuara na u konfirmua se së voni ka pasur kërkesë nga majat e Pentagonit për ta shqyrtuar prezencën e trupave amerikane në Kosovë, e cila ka hasur në rezistencë nga nivele të tjera të administratës si dhe nga Kongresi (sidomos nga mbështetësit e mbetur të Kosovës nga kampi i republikanëve). Krijohet përshtypja se kjo çështje njëherë për njëherë është mbyllur dhe nuk është më në agjendën aktive, por se gjithmonë ka potencialin për t’u rikthyer nga nivelet më të larta”, ka shkruar Maliqi.
Tutje, ai ka thënë se qasja e Kosovës ndaj komunitetit serb mbetet një prej çështjeve të ndjeshme sa i përket raportit të Kosovës me SHBA-në. Ai ka shkruar se SHBA si një lloj garantuesi po përpiqet ta luaj rolin e vetë pa presione.
“Uashingtoni po mundohet t’a luajë këtë rol duke u treguar paralelisht respektues ndaj sovranitetit të Kosovës dhe duke mos dashur të imponojë zgjidhje – qoftë për dialogun me Serbinë, përbërjet e qeverive në Kosovë, apo strategjinë energjetike. Por kryeqendra amerikane është e zhgënjyer me elitën politike pa përjashtim për mungesën e një vizioni strategjik për të ardhmen dhe paaftësinë për t’i kaluar krizat politike”, ka shkruar tutje ai./Express/

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...

































