Fokus

Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 18 January 2025

Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsideruar të pamundur synimin e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Maliqi thotë se nuk ka ndodhur asnjë zhvillim i cili do ta arsyetonte një rritje të tillë.

 

-Advertisement-

 

“Unë jam shumë skeptip. 500 mijë vota është i pamundur. Ajo që ka ndodhur në vitin 2021 ka qenë një rast besoj i rrallë, që nuk përsëritet më. Rritje prej atij numri është vështirë. Nuk ka asnjë fakt ose ndonjë zhvillim që do të mund ta arsyetonte një rritje të tillë. Kështu që nuk e kam të qartë se cili është objektivi kur e qet shënjestrën kaq lart. Sepse kur nuk del ajo në njëfar forme je duke e bërë gati veten për me e cilësu fushatën si dështim”, vlerëson ai.

Madje, Maliqit i duket e çuditshme se si ia ka vendosur një synim të tillë, duke e ditur që është i paarritshëm.

“Me sa duket është marrë aty brenda VV-së që fushata të mos jetë e fokusuar në këto tema, në ide, por në vlerësimin e votuesit për karakterin e kryeministrit Kurti. Pra është ai që na mbron, është ai që lufton për drejtësi. I besoni këtij se ky e din se çka po bën. Dhe të tjerat janë detaje në njëfar forme”, ka thënë ai në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera