Agjenti i FBI: McGonigal kishte fuqi të hartonte dosje për “Non Grata”
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 09 February 2023
Agjenti i FBI, Peter Lapp shprehet se ish-agjenti Charles McGonigal kishte fuqi të hartonte dosje për “Non Grata”,
Ai tha se McGonigal nuk kishte fuqi sa të hiqte një person nga lista e zezë, por thekson se mund të kishte ndikim në vendosjen e dikujt në listën e “Non Gratave” për SHBA.
“Kjo është një tjetër gjë për të cilën mendoj se Çarli po e tejzbukuronte rolin dhe aftësinë e tij për ta bërë këtë. Edhe një herë, ai është lojtar i vogël në totalin e qeverisë së Sh.B.A.-ve. Ai ishte zyrtar i lartë në FBI, por nuk mendoj se kishte pushtetin apo aftësinë të ndikonte sidomos heqjen e një personi prej listës non grata. Sigurisht, kur flasim për operacione zbulimi, po të kish qenë ky rasti, ai mund të kishte ndikim në vendosjen e dikujt në listë, por heqja prej listës do të ishte goxha e vështirë për dikë në pozitën e Çarlit. Mendoj se, në këtë rast, e tejzbukuroi se çfarë mund të arrinte për persona në vendin tuaj.
Çarli do të kishte pasur pozitën që të përpiqej të hapte një hetim, nëse plotësoheshin parakushtet, nëse bëhej fjalë për një supozim për shkelje penale, supozim operacioni zbulimi. Ai sigurisht mund të ndikonte hapjen e një hetimi, por se si dilte ai hetim, ai do të humbiste kontroll deri diku, sepse hetuesit do të kryenin intervistat dhe hetimet e tyre dhe do të shihnim se ku do të shkonte.
Por sigurisht do të kishte aftësinë ta hapte një hetim, nëse parakushtet e justifikonin këtë. Këtë nuk do bënte vetëm. Ka shumë kontrolle e balancime, do të duhej miratimi i njerëzve në selitë e FBI-së, njerëzit në Departamentin tonë të Drejtësisë do të duhej t’i miratonin këto lloj hetimesh. Pra, sërish mendoj se bëhet fjalë për Çarlin që përpiqej të shiste ndikim, aftësi dhe kapacitete mbi të cilat nuk kishte kontroll total, nga perspektiva e qeverisë amerikane”, tha ai për “SyriTV”.
Të tjera
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...