Sport

Afron sfida e vitit, Mayweather-McGregor

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 23 August 2017

Të apasionuarit pas boksit po numërojnë orët deri në fillimin e ndeshjes më të madhe të vitit, atë mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, që do të sfidohen mes tyre në ringun e “T Mobile Arena” në Las Vegas.

“Qyteti i mëkateve” do të jetë ai që do të presë mijëra tifozë, mes të cilëve shumë personazhe të “showbizz”-it, mbrëmjen e 26 gushtit.

Kjo është beteja e një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave, si dhe yllit të padiskutueshëm të arteve mikse marciale. Të dy rivalët do të përdorin doreza boksi dhe nuk do të mund të përfshijnë lëvizjet klasike marciale dhe të palejuara në ring. Kjo e bën favorit të padiskutueshëm boksierin amerikan, madje bastet e vëna deri më tani anojnë dukshëm në krah të Mayweather.

-Advertisement-

Shifrat për të asistuar në takimin spektakolar dhe unik në histori përfshijnë një xhiro milionash, sponsorësh dhe menaxherësh, si asnjëherë tjetër. Një biletë për të parë ndeshjen në arenën e Las Vegasit, në 12 raunde nëse do të zgjasë kaq shumë, kushton nga 500 deri në 40 mijë dollarë. Një shifër e kripur edhe për amerikanët që do të duan ta shijojnë nga ekrani i vogël, pasi për të do të paguajnë 90 dollarë.

Në Angli, kjo ndeshje mund të blihet nga platformat për 20 paund. Por ka dhe një interes të madh mbi fitimet e dy kampionëve. Mayweather do të fitojë 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor do të shtojë 75 milionë në llogaritë e tij bankare. Këto janë shifra të rakorduara më parë dhe nuk bazohen te rezultati i sfidës.

“T Mobile Arena” do të jetë një makinë parash më vete, pasi parashikohen 600 milionë dollarë fitim nga sponsorët dhe të drejtat televizive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera