Sport

Afër stufës e midis kafes klubi kosovar prezanton trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 13 January 2022

Vakitë interesante në futbollin e Kosovës vazhdojnë të jenë ende prezente, shkruan Gazeta inFokus.

Një e tillë ka ndodhur gjatë kësaj të enjte, ku klubi i Vllaznisë së Pozheranit e ka prezantuar trajnerin e ri.

Ky klub ka emëruar trajner Nazmi Ramën, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Istogut.

-Advertisement-

Rama në vend se të prezantohej në ambientet e stadiumit të Vlaznisë së Pozheranit, ai ka nënshkruar kontratë pranë një stufe e midis kafes.

Prezantimi i trajnerëve dhe lojtarëve në futbollin e Kosovës nëpër kafene ka ndodhur me dhjetëra herë në të kaluarën.

Vllaznia e Pozheranit i ka dëshiruar mirëseardhje trajnerit të ri dhe i ka uruar suksese në drejtimin e skuadrës.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit nga qyteti i Vitisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera