Lajme

Adriana Matoshi megjithatë ka një përgjigje për pyetjen e gazetarëve për veshjen në kuvend

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 19 April 2022

Deputetja e LVV-së Adriana Matoshi, me anë të një statusi ka folur rreth interesimit të gazetarëve për veshjen e saj me të cilën u pa në kuvend.

Ajo ka thënë se më me dëshirë do t’u përgjigjej pyetjeve për sukseset e qeverisë së e rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore, Shkruan gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se qysh nuk ka mundësi ajo t’yi zgjedhë pyetjet ashtu edhe të tjerët nuk kanë mundësi të zgjedhin se si ajo vishet.

-Advertisement-

“Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.

Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!
Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbeshtesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!”, ka shkruar Matoshi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera