Administrata Tatimore paralajmëron bizneset që nuk deklarojnë saktë detyrimet
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 11 February 2020
Administrata Tatimore e Kosovës përkatësisht Departamenti i Operativës ka ndërmarr veprime të fuqishme operacionale ndaj gjithë tatimpaguesve mos-përmbushësi, të cilët pavarësisht zhvillimit të aktiviteteve të tyre, nuk kanë paguar detyrimet tatimore.
ATK thotë se identifikimi i këtyre bizneseve është bërë nga analiza e riskut, bazuar në Planin e Trajtimit të Rreziqeve.
“Aktualisht janë duke u trajtuar 200 raste, të cilat nuk kanë paguar tatimet në raport me qarkullimin e deklaruar. Këta tatimpagues dhe gjithë të tjerët, të cilët nuk paguajnë saktë tatimet do të jenë në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse qasja e tyre nuk ndryshon-vazhdojnë me mos përmbushje, ATK do të bëjë vlerësim të gjendjes për të konstatuar shmangien tatimore dhe njëkohësisht do të bëjë edhe ngritje të kallëzimit penal, varësisht nga të gjeturat dhe shkeljet e konstatuara. Këto aktivitete janë duke u ndërmarr në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera, me qëllim të zvogëlimit të shmangies tatimore, si dhe krijimin e një tregu konkurrent, për gjithë tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Në fund, ATK thotë se inkurajon tatimpaguesit që t’i kryejnë detyrimet tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Liria ka Emër letër Parlamentit Evropian, ia parashtron disa kërkesa: Mos qëndroni vëzhgues, ushtroni kompetencat tuaja
Platforma Liria ka Emër, i është drejtuar Parlamentit Evropian, me kërkesë pë...
-
Pas mungesës së kapelave, Policia anulon tenderin për karriget e ceremonisë së diplomimit të kadetëve
Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të ...
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...


































