Ekonomi

Administrata Tatimore nuk kursen paratë, blen çanta në vlerë 42 mijë euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 17 January 2019

42 mijë euro do t’i shpenzojë Administrata Tatimore e Kosovës për të blerë çanta.

Për tërë këto çanta, ATK-ja nuk ka dhënë shumë sqarime se për çfarë do t’u hyjnë në punë, përveç se do të përdoren për nevojat e tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Pesë kompani konkurruan në këtë tender, të cilin e fitoi ndërmarrja tregtare grafike “Blendi” edhe pse ajo nuk ofroi çmimin më të ulët, siç ishte rregulli për ta marrë tenderin.

-Advertisement-

Kjo pasi ofertat e tri kompanive u konsideruan të papërgjegjshme.

Kompania “Fame” ofroi diçka më shumë se 26 mijë euro, e “Vlora” 44 mijë euro.

Këto bashkë me ofertën 49 mijë euro të kompanisë “Agimi-De” u hodhën poshtë, pasi nuk plotësuan të gjitha kushtet. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera