Sport

Ademi zbulon të ardhmen e Bernard Challandes

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 07 December 2020

“Sa i përket shkarkimit të Bernard Challandesit, nuk jemi në atë fazë. Do ta shohim kë e kemi kundërshtar në shortin e Botërorit dhe më pas do të ulemi e të bisedojmë”, kështu kishte thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi më 21 nëntor të këtij viti në “Radio Kosova”, kur ishte pyetur në lidhje me të ardhmen e përzgjedhësit të Kosovës.

Tashmë shorti është hedhur. Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj, derisa është renditur në grupin B me kundërshtarë jo edhe të lehtë.

Saktësisht, “Dardanët” kanë punë me ish-kampionin e botës dhe Evropës, Spanjën, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.

-Advertisement-

I pyetur nga Zeri pas shortit të Zurich nëse Challandes do të vazhdojë ta drejtojë Kosovën edhe më tutje, ai është përgjigjur: “Me Challandesin kemi kontratë, dhe do të vazhdojmë. Ndërsa, me trajnerët e grupmoshave, pas përfundimit të cikleve eliminatore, do të vendosim. Çdo trajner e mbanë rezultati”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera