Lajme

Abrashi për barrikadat: Shfaqje e dështuar e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 29 December 2022

Deputeti i LVV-së Artan Abrashi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit që lidhet me heqjen e barrikadave.

“Ishte një shfaqje e dështuar e Serbisë që ta detyrojë Kosovën të zmbrapset nga shtrirja e sovranitetit në gjithë territorin. Ashtu siç i vendosën i larguan vetë barrikadat. Por ajo çka mbeti është përpjekje e institucioneve të Kosovës për ta kryer punën e tyre ashtu siç duhet”, deklaroi Abrashi në RTV Dukagjini.

“Ne nuk guxojmë të fantazojmë që një gjë e tillë mund të bëhet brenda ditës apo me një veprim policor. Kjo është përpjekje sistematike e organeve tonë të rendit për një proces afatgjatë”.

-Advertisement-

Abrashi thotë se strukturat kriminale në veri nuk e patën mbështetjen e popullit në atë pjesë të Kosovës.

“Ata po përpiqen që këtë dështim të tyre ta paraqesin si fitore të Serbisë”.

Deputeti i shumicës thotë se nuk ka pasur marrëveshje me Serbinë për largimin e barrikadave, derisa ka shprehur rezerva ndaj organeve të drejtësisë për lirimin e ish-policit të dyshuar për terrorizëm.

“Serbia kishte deklaruar se barrikadat nuk do të hiqen pa u bërë Asociacioni. Por Asociacioni nuk u bë dhe barrikadat u hoqën”.

Abrashi thotë se institucionet e sigurisë do të bëjnë përpjekje për identifikimin e personave që qëndruan në barrikada dhe do të zbatojë ligjin ndaj tyre.

“Ne nuk bëjmë negociata me krimin”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera