Lajme

Abelard Tahiri tregon se kur Kuvendi do të shqyrtojë kërkesën për tërheqjen e TRUST-it

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 23 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që të respektojë në plotëni vendimin e Gjykatës së Apelit, si dhe të jetë i qartë për mënyrën e tarifimit.

“ZRRE duhet ta bëjë të qartë që tafirimi të bëhet siç ka qenë para 9 shkurtit. Ne e kemi dokumentuar gjatë këtyre muajve që vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme për konsum edhe në kohë kur kemi pasur shpenzim të lartë, importi ka qenë i vogël. Kjo rritje është e paarsyeshme sepse importi ka qenë i vogël”, tha ai.

Ai tha se kërkesa e tyre për tërheqjen e TRUST-it do të shqyrtohet për në seancën e javës së ardhshme, jo ashtu siç ka qenë kërkesa e tyre për këtë javë për shkak të disa vonesave në Kuvend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera