Lajme

Abelard Tahiri paralajmëron shpalosjen e statistikave energjetike që e bëjnë të domosdoshme formimin e Komisionit Hetimor

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 26 April 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar Konferencë për media sot në ora 14:00 ku ka paralajmëruar se do të ndaj me qytetarët numra dhe statistika konkrete të zhvillimeve rreth energjisë elektrike nga dhjetori 2021, deri në muajin prill 2022, të cilat siç tha ai, e forcojnë me argumente shtesë nevojën e themelimit të komisionit hetimor parlamentar.

“Duke lënë anash komentimin dhe interpretimet politike, kësaj radhe, statistikat do të flasin vetë. Ju ftoj ta ndiqni”, ka paralajmëruar Tahiri.

Sipas njoftimit për media, bashkë me Abelard Tahirin në këtë konferencë do të flet edhe
kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala.

-Advertisement-

Një reagim rreth formimit të këtij Komisioni Hetimor ka bërë sot edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas LDK-së, refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.

“Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera