Lajme

Abdixhiku: Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3’të në shëndetësi

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 06 October 2022

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dorëheqjen e sotme të Rifat Latifit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.

Abdixhiku ka hedhur në pah faktin se Rifat Latifi është i dyti që heq dorë nga ky post, pas Arben Vitisë, në Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai shkroi se në 1 vit e gjysmë udhëheqje të Qeverisë Kurti, tashmë po pritet për ministrin e 3’të që do ta marrë këtë post.

-Advertisement-

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet.”

Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes së tij që e ka siguruar Telegrafi.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera