Lajme

Abdixhiku: Ndeshja Kosovë-Angli e ka vendosur Kosovën në hartë për të mirë

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 18 November 2019

Lumir Abdixhiku,deputet i LDK-së, në një status në facebook ka komentuar vikendin e kësaj jave të ndeshjes Kosovë-Angli.

Sipas Abdixhikut kjo ndeshje dhe promovimi që ju bë Kosovës në këtë vikend lë mbrapa edhe kampanjat shtetërore miliona euroshe.

Ai tha se kjo ndeshje e ka vendosur Kosovën në hartë për të mirë e sidomos kur kujtohen raste si vrasja e tifozit anglez në Serbi apo thirrjet raciste në Mal të Zi dhe Bullgari.

-Advertisement-

“I gjithë ky promovim, me 0 euro shpenzim; por me mend shumë. Pakrahasueshëm – larg pakrahasueshëm – me milionat e shpenzuara në kampanja shtetërore. Veç me mirësjellje, organizim tifozësh fantastik, e me sjellje qytetare shembullore. Ky organizim bën dallim me secilin vend në rajon; sidomos kur kujton vrasjen e tifozit anglez në Serbi apo me thirrjet raciste në Mal të Zi e Bullgari. E ka vendosur Kosovën në hartë për të mirë” shkruan ai.

Sipas tij kjo faqe e re e Kosovës vjen pikërisht në kohën kur për vendin tonë janë prodhuar vetëm lajme të zeza pandërprerë.

“Kjo faqe e re e Kosovës vjen në kohën kur vendi ynë ka prodhuar lajme të zeza pandërprerë; e kur fushata multimilionëshe nga Serbia ka provuar të na potretizojë si të rrezikshëm – si shtet në dështim. Dhe për një vikend kthyem shumë”, shkruan Abdixhiku.

E sipas tij është koha që edhe politika të jetë në këtë nivel.

“Djemtë e Kosovës ishin frymëzim sportiv në gjithë këtë kualifikim. Qytetarët tanë ishin shembull jashta saj. Është koha që edhe politikën ta sjellim në këtë nivel”, shkruan ai në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera