Lajme

Abdixhiku: Kurti ka mashtruar dhe i ka bërë dëm të thellë vendit

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 21 March 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti i ka thyer të gjitha premtimet dhe qëndrimet e veta, si dhe i ka bërë dëm të thellë vendit.

“Kurti, duke ndërtuar kauza të rrejshme ka mashtruar me vite të tëra, dhe në fund i theu të gjitha, bëri lëshime që nuk i kishte bërë askush më parë, me ç’rast i bëri dëm të thellë vendit”, nënvizoi Abdixhiku në emisionin Rubikon.

Ndër të tjera, Abdixhiku, pyeti nëse është i vetëdijshëm Kurti për përmbajtjen e marrëveshjes që e ka nënshkruar.

-Advertisement-

Sipas Abdixhikut, marrëveshja që e pranoi Kurti, është vetëm një marrëveshje bazë me shumë lëshime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera