AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 13 May 2024
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti. Si arsye për këtë ata thanë se tema e takimit ka qenë agjenda legjislative dhe se sipas tyre kjo i takon shefit të Grupit Parlamentar.
Në një përgjigje për KosovaPress, kjo parti opozitare thotë se janë të gatshëm për takime që lidhen me interesin nacional.
“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”, thuhet në përgjigjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të përgjigjen sa i përket qëndrimit të kësaj partie.
Megjithatë, në letrën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku bëhet e ditur se ata e konsiderojnë si tentim të vonuar mundësinë për bashkëpunim me partitë opozitare.
“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. LDK vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut.
Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i vetmi nga tre liderët opozitarë ka pranuar të marrë pjesë në takimin e ftuar nga shefi i ekzekutivit.
Të tjera
-
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat
Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kr...
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV)...
-
Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhës...
-
Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së sotm...
-
Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, nga KQZ flasin për përgatitjet
Zgjedhjet Parlamentare janë afruar. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komis...
-
Plạgosja e të miturit, arrestohet një 17-vjeçar
Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e ...
-
Çfarë është “ngjyra rozë” që po përdoret për fikjen e zjarreve në Kaliforni?
Aeroplanët janë munduar ta fikin zjarrin mbi Kaliforni prej ditësh për të nda...
-
Haradinaj nga fushata, e quan Kurtin mercenar dhe shef të hajnave
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatë...
-
Krasniqi e LDK-së viziton qytetarët edhe në Has: Me njerëzit e punës e bukës së bardhë
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 36, Rrezart...
-
Urdhër evakuimi për 150 mijë banorë të Los Anxhelosit
150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zo...
-
Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ta...
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...