Lajme

A ndikoi Vjosa Osmani që SHBA-ja të ftojë Kosovën në Samitin e Demokracisë, përgjigjet Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 16 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konferencë për media ka folur për vendimin e SHBA-ve për të ftuar edhe Kosovën në Samitin e Demokracisë pasi një herë kjo ftesë nuk erdhi fare për Kosovën.

Kurti ka thënë se ndikim në ardhjen e ftesës pati edhe vizita zyrtare e presidentes, Vjosa Osmani në SHBA dhe takimet e saj me zyrtarë amerikane.

I pari i ekzekutivit po ashtu ka thënë se edhe po të mos vinte kjo ftesë nuk do të kishte kurrfarë ndikimi në partneritetin e Kosovës me SHBA-në.

-Advertisement-

“Ftesa mirë që erdhi por edhe të mos vinte nuk do të thoshte asgjë për partneritetin tonë me ketë shtet.

Besoj që në dërgimin e ftesës kanë ndikuar shumë gjëra, reagimi i të gjithë akterëve politikë edhe i dashamirësve tanë në SHBA e natyrisht sidomos edhe vizita e presidentes tonë atje dhe takimet të cilat ajo i ka pasë me zyrtarë amerikanë të të gjitha niveleve”, tha Kurti, derisa pranoi se ndikim në këtë cështje pati vizita e presidentes në SHBA./Gazeta Infokus/

https://gazetainfokus.com/ministri-i-ri-shendetesise-nuk-di-shume-gjera-per-situaten-me-virusin-ne-kosove/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera