A mori leje për intervistë nga Dejona Mihali, kështu përgjigjet Glauk Konjufca
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 09 March 2023
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur mbrëmë për aktivisten dhe zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila ishte akuzuar sipas deputetit Haki Abazi, për “ngufatje të zërit të deputetëve” dhe demokracisë brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.
Konjufca, u pyet të mërkurën mbrëma nëse ka marrë leje për intervistën e zhvilluar në ATV.
Kryekuvendari fillimisht u shpreh se nuk po e kupton këtë pyetje. Megjithatë, theksoi se i ka parë kritikat që kanë shkuar në adresë të Mihalit, të cilën ligjvënësi Abazi e kishte quajtur “masha e kontrollit” të deputetëve të LVV-së.
Sidoqoftë, Konjufca tha se kritikat nuk ia determinojnë atij pyetjet. Theksoi se nuk qëndrojnë ‘aspak’ pretendimet për një gjë të tillë.
“Unë nuk po e kuptoj këtë pyetje. Kritikat i kam parë. Kritikat nuk m’i determinojnë mua pyetjet. Jo aspak”, shtoi ai në një intervistë të zhvilluar mbrëmë.
Kush është Dejona Mihali?
Ndonëse nuk është aq emër i njohur për publikun kosovar, Mihali është një nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo nuk ka paraqitje në media, por shihet shpeshherë në fotografitë zyrtare me ministra të ndryshëm të Qeverisë Kurti, edhe pse nuk ka ndonjë funksion publik në ekzekutiv.
Por, ajo është një nga figurat më të rëndësishme në LVV, teksa mban funksionin e anëtares së kryesisë.
Bazuar në ueb-faqen zyrtare të partisë në pushtet, ajo është ‘Koordinatore e Komiteteve‘ në LVV. Këtë pozitë thuhet se e mban që nga viti 2016, raporton Paparaci.
Ndërkohë, në ueb-faqen e LVV-së në Shqipëri, nuk jepen aq shumë informacione për të, ngjashëm si në Kosovë.
Ajo çfarë është publike figuron se Mihali studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë
“Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet aty.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...