A ka qenë Gjyljeta Ukella e strehuar në “Shtëpinë e Sigurt” në Pejë para vràsjes tragjike, flet kryetarja e bordit të strehimores së grave

Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 17 January 2025
Kryetarja e Bordit të strehimores së grave në Pejë, Xhenet Syka Kelmendi ka folur për vrasjen tragjike të Gjyljeta Ukellës, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo në emisionin “Gratë N’Fokus me Meme Smajlin”, ka treguar se a ka qenë Ukella ndonjëherë e strehuar në “Shtëpinë e Sigurt”, në Pejë”?.
“E them me përgjegjësi të plotë jo se cdo gjë që e dini ju edhe qytetarët e Pejës e kanë kuptuar në media dhe në bazë të bisedave por fatkeqësisht pas fatalitetit që konsideroj që është shumë vonë, për këtë arsye roli ynë është që të reagojmë deri diçka nuk bëhet vonë sepse kur bëhet vonë frika rritet, paniku rritet, kronika e zezë rritet dhe asgjë nuk shkëlqen dhe këto detaje e kanë kuptuar jo vetëm në Pejë por edhe gjithandej opinionit publik pas fatalitetit përndryshe konstatoj se Gjyljeta Ukella e ndjerë tashmë asnjëherë nuk ka qenë e strehuar tek shtëpia e sigurt në Pejë”, ka thënë Kelmendi në emision e që është prodhim i Gazetës Infokus.
Gjyljeta Ukella u vra në banesën e saj në Pejë, nga bashkëshorti i saj, Edmon Lajçi më 26 prill të 2024.
Pas kryerjes së krimit, Lajçi ishte vetëdorëzuar në Polici, duke e pohuar se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljetën. Ai dyshohet se e vrau me një plumb në ballë derisa ajo po pinte kafen e mëngjesit.
Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë e kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë që Edmond Lajçit të i caktohet masa e paraburgimit.
Ndërkaq Kelmendi në emisionin “Gratë N’Fokus”, ka folur edhe për gratë në përgjithësi, për pozitat menaxhuese, vrasjet, gazetarinë, politikën e shumë të tjera.
Xhenet Syka Kelmendi është edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit e cila garon me numër 60 nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Gazeta Infokus/
Për të parë më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...