“A ka mbetur dikush në LDK që merr vesh në ekonomi”, “Eja në studio flasim”, vazhdon përplasja virtuale mes ministrit Murati dhe deputetes Bajrami
Autori: Gazeta inFokus
09:13 | 01 Tetor 2024
Deklarimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati se janë rritur depozitat e ekonomive familjare mbi shifrën katër miliardë euro, ka nxitur reagimin e deputetëve opozitarë.
Në mesin e reagimeve të bëra, deputetja e LDK-së, e cila më herët ka qenë ministre e Ekonomisë, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Murati, duke theksuar se për shkak të çmimeve të larta një shoqëri është e zhytur në borxhe.
“Hekurani tha se për shkak të qeverisjes së LVV-së qytetarët po jetojnë më mirë dhe këtë ai e mbështeti në një fakt komplet të paqëndryshëm siç është rritja e depozitave familjare në banka. Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrëfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka”, thotë ajo.
Deputetja ka shtuar më tej se “sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 152 milionë euro sa ishin në dhjetor të vitit 2018, në 502 milionë euro në gusht të vitit 2024”.
“Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë kah data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh)”, ka pohuar deputetja.
Pas kësaj, ka reaguar ministri Murati, duke pyetur nëse ka mbetur dikush në LDK që merr vesh në ekonomi.
“A ka mbetë najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën? Komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro. Por sipas Hykmetes, vetëm mbitërheqjet e qytetarëve na qenkan 5.3 miliardë”, ka shkruar ministri.
Tutje, ai thotë se këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë.
“Përndryshe, sipas raportit të fundit të BQK-së, shifra e saktë e huamarrjes me maturitet deri në 1 vit për ekonomitë familjare është 57 milionë euro”, vijon reagimi.
Pas deklaratës së Muratit, deputetja ka ftuar ministrin për një përballje televizive.
“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë janë të BQK-së, janë mjete që qytetarët i shfrytëzojnë përmes overdraftit. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të fjalës së lirë. Të pres në studio t’i shohim të dhënat së bashku”, ka thënë deputetja.
Ndryshe, deputetja Bajrami në vazhdimësi ka kritikuar vendimet e ministrit Murati.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































