A fitoj mjaftueshëm? Këshilla për të llogaritur vlerën tuaj
Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 14 December 2018
Në dy artikujt e mi të mëparshëm kam theksuar se cilat janë dy pyetjet e para strategjike që duhet t’i bëjmë vetes për të kuptuar nëse ka ardhur momenti për të ndryshuar punë.
Pyetja e parë është: “A kam mundësi të bëj diferencën në punën time aktuale, për të prodhuar vlerë të shtuar?”.
Pyetja e dytë: “A kam mundësi të përjetoj situata të reja, pra të mësoj, në punën aktuale?” Ekziston edhe një pyetje e tretë, më e thjeshtë dhe instiktive, me të cilën të gjithë ne, përballemi thuajse çdo ditë: “A fitoj mjaftueshëm?”.
Në të gjithë sektorët, në të gjithë nivelet, përgjigjja është, me pak përjashtime, e njëjta: “Jo, nuk fitoj mjaftueshëm”. Sigurisht, të mos fitosh mjaftueshëm përbën një arsye të mirë për të nisur kërkimin e një pune të re. Megjithatë, sikurse kemi mësuar në rrugëtimin tonë të karrierës, duket të lëvizim me kthjelltësi dhe të jemi racional, pyetja e rëndësishme është një tjetër: “Çfarë do të thotë mjaftueshëm”, apo “Cili do të ishte kompensimi i drejtë për punën time?”.
Si mund ta kuptoj nëse objektivisht po fitoj pak dhe kështu është e nevojshme të kërkoj një punë të re?”. Një përgjigje e shpejtë mund të ishte ajo që i referohet së ashtuquajturës “vlera e tregut”, ajo që rezulton nga çdo anketë shpërblimi. Sa fiton mesatarisht një drejtues marketingu me 15 vjet përvojë? Po një magazinier me 10 vjet përvojë? Cila është paga për një konsulent biznesi me 5 vjet përvojë?
Është e lehtë ta përcaktosh, ashtu siç është e thjeshtë përcaktimi i vlerës mesatare të një metri katror i një shtëpie në një zonë të caktuar. Por për çfarë shërben kjo shifër? Pasi në atë zonë të caktuar ekzistojnë mijëra apartamente të sipërfaqeve të ndryshme, ashtu siç ekzistojnë mijëra mënyra të ndryshme që të jesh dhe të bësh drejtuesin e marketingut, konsulentin e biznesit, magazinierin.
E vërteta është se sa më shumë largohemi nga përshkrimet tipike të punës së ngurtë të një ekonomie fordiste, aq më shumë çdo profil profesional priret të bëhet unik dhe i papërsëritshëm. Do të ekzistojnë gjithnjë e më pak rolet dhe gjithnjë e më shumë “interpretimet e roleve”. Dhe në fund, ajo që do të fitojmë do të përfaqësojë sintezën e pamëshirshme dhe unike të dy faktorëve të rëndësishëm: aftësitë tonë të rralla dhe vlera e shtuar e produktit.
Por pyetja me të cilën e nisëm shkrimin mbetet ende pa përgjigje: “A fitojmë mjaftueshëm?”. Për fat të keq nuk ka përgjigje përfundimtare, por më pëlqen të theksoj dy faktorë për të reflektuar në mënyrë kritike dhe origjinale nëse puna jonë vlerësohet drejt.
1) Le të llogarisim tani se sa vlen puna jonë. Projektoni në një horizont të vogël kohor reflektimet e vlerës së kohës sonë, shpesh ashpër dhe provokuese. Ja si llogaritet. Le ta nisim nga shuma që fitojmë në një vit, ndajeni atë për numrin e ditëve të punës (me shumë gjasa rreth 220) dhe më pas akoma për tetë, do të thotë numri mesatar i orëve të punës në ditë. Këtë rezultat shumëzojeni me 2, pasi vetëm gjysma e orëve tona janë në maksimumin e produktivitetit.
Po japim dy shembuj më poshtë:
-15.000 euro në vit = 17,04 euro / ora;
-25.000 euro në vit = 28,41 euro / ora;
2) Analizoni më tej vlerën tuaj autentike personale, ajo vlerë që ju takon, pavarësisht kompanisë në të cilën punoni, apo nga klientët që keni ruajtur, me fjalë të tjera pa të ardhurat të cilat u gëzoheni çdo ditë, pa e kuptuar.
Nëse jemi punonjës, duhet të pyesim veten se sa do të fitonim në gjashtë muaj nëse sot do të humbnim punën tonë dhe do të ishim të detyruar të kërkonim një të re.
Nëse jemi profesionistë të lirë, duhet të pyesim veten se sa do të fitojmë në tre muaj, nëse për ndonjë arsye do të humbnim gjysmën e klientëve tanë apo gjysmën e produkteve/shërbimeve që ofrojmë.
Vlera jonë e vërtetë është ajo që na mbetet kur kemi humbur të ardhurat prej punës sonë. Në të mirë e në të keq, duhet të nisim nga ajo vlerë për të projektuar zhvillimin e karrierës sonë.
*Lorenzo Cavalieri, Managing Partner i shoqërisë së konsulencës dhe formimit Sparring
Burimi: Il Sole 24 Ore

T� tjera
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...


































