A e dini çka eksportoi Kosova për 6 muaj rresht?
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 15 November 2022
Bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga ASK, bilanci tregtar i mallrave në Kosovë në tre mujorin e dytë të këtij viti rezultoi të kishte deficit tregtar prej 1.17 miliard euro, që korrespondon me një rritje vjetore prej 22.6 për qind.
“Arsyeja kryesore e rritjes së deficit tregtar ndërlidhet me rritjen e theksuar të importit të mallrave.”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. Ndërsa eksporti mbetet dukshëm më i ultë kundër importit. Eksporti i mallrave në Kosovë gjatë TM2 të këtij viti ishte rreth 231 milionë euro, ndërsa importi arriti vlerën prej 1.39 miliard euro.
Eksporti i mallrave arrin të mbulojë 16.6 për qind të mallrave të importuara apo 1 me 6 proporcionin e bilancit tregtar. Përderisa deficiti në llogarinë rrjedhëse përbën një problem strukturor në ekonominë e vendit, rritja e vazhdueshme e importit të mallrave konsumuese dhe të ndërmjetme sinjalizon për rritjen e ndjeshmërisë së ekonomisë së vendit ndaj dinamikave të ardhshme në tregjet ndërkombëtare.
Eksporti i mallrave në TM2 2022 shënoi rritje vjetore prej 20.76 për qind, rritje që kryesisht i atribuohet rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në shkallë më të ulët rritjes së sasisë së eksportuar.
Çka eksportoj Kosova për 6 muaj sipas BQK-së
Kosova ka vazhduar të eksportoj kryesisht metale bazë dhe artikuj prej tyre, në vendet e BE-së u eksportuan kryesisht materiale prej plastike, produkte minerale, dhe artikuj nga metalet bazë.
Ndërsa, rritja e eksporteve drejt tregut amerikan kryesisht konsiston në dyshekë. Dinamikat inflacioniste janë reflektuar në tregtinë e jashtme të Kosovës kryesisht përmes rritjes së vlerës së eksporteve në kategoritë si artikujt e plastikës, produktet minerale, dhe artikujt ushqimor.
“Rritja e importit që karakterizoi ekonominë e Kosovës gjatë vitit 2022 përgjithësisht dhe gjatë TM2 2022 kryesisht i atribuohet dinamikave të çmimeve, përderisa vlerësimet sugjerojnë për ngadalësim të kërkesës së përgjithshme në vend. Vlera e importeve në vend arriti në 1.39 miliard euro në TM2 2022, dhe sugjeron për një rritje prej 22.3 për qind.
Përderisa struktura e partnerëve tregtar dhe kategorive kryesore të importit mbeti e pandryshuar, Kosova kryesisht importoi produkte minerale dhe metale nga vendet e rajonit, ndërsa artikuj ushqimor dhe metale nga vendet e BE-së. Deri sa nga vendet si Kina, kryesisht u importuan makineri, pajisje elektrike, dhe artikuj prej plastike.
Ndërkohë që çmimet kryesisht kanë ndikuar importet e mallrave për konsum dhe mallrat e ndërmjetme si pasojë e rritjes së çmimeve që ndërlidhen kryesisht nga kategoria e ushqimit dhe energjisë, vendet nga janë importuar këto kategori kanë mbetur të pandryshuara.”, thuhet në raport.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...