A duhet të hetohet rritja e çmimit të sigurimit nga BQK? Flasin juristët
Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 04 November 2019
Juristja e fushës së Konkurrencës, Leonita Shabani-Mullarama ka reaguar pas rritjes së çmimit për polisat e sigurimit të veturave, duke thënë se ky vendim nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do ta bëjë edhe më të vështirë jetën e qytetarëve në Kosovë.
Sipas saj, rritja e tillë e çmimeve nga një “institucion i pavarur”, që në këtë rast është BQK-ja, e cila duhet të veproj në interes të qytetarëve dhe stabilitetit të sektorit, duhet të rishikohet menjëherë nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, pasi kjo i krijon favore vetëm sektorit të sigurimeve dhe jo qytetarëve.
Shabani-Mullara thekson tutje se Rregullatori në vend se të vendosë mekanizma për të liberalizuar çmimet dhe stimuluar në këtë mënyrë konkurrencën në mes të kompanive, Bordi merr vendim për t’iu siguruar përfitime të sigurta sektorit të sigurimeve.
Më tutje, ajo ka sqaruar se nëse ky rast nuk rishikohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, atëherë me këtë çështje duhet të merret urgjentisht Prokuroria.
Më poshtë reagimi i Shabani-Mullaramës në rrjetin e saj Facebook:
“Kur te rritet vetedija e te dalim te protesojme per ceshtje substanciale sikurse ‘rritja e cmimeve per polisat e sigurimit te veturave per pasagjere’, atehere mund te themi qe jemi vend demokratik. Ne nuk duhet te lejojme qe Kuvendi te cilin e percaktojme ne, te vendose ne pozita njerez qe veprojne ne emer te interesave te ngushta- vecanerisht nga pozicionet ku pavaresia vendim-marrese eshte qenesore. Vendimi per rritjen e pa-arsyeshme te cmimeve, e ben edhe me te veshtire jeten e njerezve ne Kosove. Rritja uniforme e cmimeve ne kete forme nga nje “institucion i pavarur” qe duhet te veproj ne interes te qytetareve dhe stabilitetit te sektorit, duhet te rishikohet menjehere nga ana e Autoritetit Kosovar te Konkurrences. Kjo i krijon favore vetem sektorit te sigurimeve, sidomos per nje sektor jashtezakonisht profitabil. Rregullatori ne vend se te vendose mekanizma per te liberalizuar cmimet dhe stimuluar ne kete menyre konkurrencen ne mes te kompanive, Bordi merr Vendim per te ju siguruar perfitime te sigurta. Nese kjo nuk rishikohet nga AKK, me kete ceshtje duhet te merret urgjentisht Prokuroria!”

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...






























